Përjashtohet nga radhët e policisë Shemsi Premçi

Kjo drejtori, duke sqaruar opinionin publik rreth akuzave që Shemsi Premçi bëri ndaj shfrytëzimit pa kriter të kromit, dhe duke mos zbatuar ligjin, tha se Premçi ka kërcënuar dhe shantazhuar drejtues të tjerë të policisë në këtë drejtori, ka kapërcyer kompetencat dhe dhunim të akteve të përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Financave për ngritjen dhe funksionimin e një TASK-FORCE në Qarkun e Dibrës.
Gjithashtu, kjo polici përsëriti se ish-drejtuesi Premçi, ka penguar ekzekutimin e vendimeve nga Zyra Përmbarimore e Rrethit Mat. Ankesa të tjera ndaj tij, janë bërë edhe nga Zyra Përmbarimore Private, për fyerje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi, nga subjekte private të licencuara në shfrytëzimin e mineralit të kromit për veprime në tejkalim të kompetencave dhe shantazhuese për shkak të konkurrencës tregtare, etj.
“Në këto rrethana, si dhe nga disa raporte informuese të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për implikime të vazhdueshme të punonjësit të policisë Shemsi Prençi në veprime të kundraligjshme, më datën 23 Prill 2012, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin administrativ. Në funksion të këtij hetimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me datën 24 Prill 2012, urdhëroi Pezullimin e përkohshëm në detyrë të drejtorit të policisë Shemsi Prençi, duke e vënë në dijeni për këtë ecuri”, tha zëdhënësja Klejda Plangarica.
Ajo theksoi se me deklaratën e datës 25 Prill 2012, ku adresohen fyerje dhe ofendime të rënda përpara mediave në adresë të drejtuesve të Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, Premçio, ka kryer shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë.
“Në ngarkim të punonjësit të Policisë së Shtetit Shemsi Prençi kanë qenë të regjistruara dy masa të mëparshme disiplinore “vërejtje me paralajmërim” gjatë dy viteve të fundit për shkelje të kryera nga ana e tij gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi “Përjashtimin nga Policia” të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për “Kryerjen e veprimeve të pahijshme” si dhe “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policis디, përfundon reagimi. Premçi u emërua në krye të Policisë së Qarkut Dibër me datën 04.02.2012./S.Ll/Start/
2012-04-30 11:51