E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, dënohet femra e parë për krime lufte

BOSNJE- Rasima Handanovic, është femra e parë që do të dënohet për krime lufte, pasi pranoi fajësinë në një gjykatë në Sarajevë në lidhje me akuzat se ka vrarë kroatët gjatë luftërave të viteve të ’90.

Hetuesit kanë bërë me dije se boshnjakja, ka shërbyer si ushtare në njësinë speciale Zulfikar të armatës vendase, ndërkohë që akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tre civilëve dhe tre të burgosurve të luftës në fshatin Trusina në vitin 1993.

Handanovic, pas luftës së Bosnjës emigroi në SHBA, ndërkohë që në mujin dhjetor u ekstradua në Bosnje, raporton Europa e Lirë.

Ajo pritet të marrë një dënim të lehtë mes 5 ose 6 vjet burg nën marrëveshjen e pranimit të fajit, me të cilën është pajtuar të dëshmojë kundër anëtarëve tjerë të njësisë Zulfikar, që aktualisht po gjykohen në Bosnje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›