E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, mblidhet Këshilli i Qarkut pas 10 muajsh përplasje gjyqësore

GJIROKASTËR- Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës ka zhvilluar sot mbledhjen e parë pas rreth 10 muajsh përplasjesh gjyqësore për konstituimin. Në mbledhje, me të pranishëm të 44 këshilltarët janë diskutuar cështje të miratimit të buxhetit faktik të vitit 2011 dhe atij të programuar për 2012.

Takimi i parë i të gjithë këshilltarëve është shoqëruar me debate të ashpra dhe fyerje nga të dy palët. Të djathtët kanë ngritur pretendimin mbi parregullsi proceduriale dhe mungesë të analizës shpjeguese mbi buxhetin faktik të vitit të kaluar ndërsa pretendojnë për fryrje të administratës, punësime pa arsimin përkatës dhe shkurtim të detyruar të pagave për këtë vit. 

Buxheti për vitin 2012 ka kaluar me votat e 23 këshilltarëve të majtë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›