Fyle: Konsensusi, një pikë e vërtetë kthese

Ai i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
“Rinisja e një punë konkrete për 12 prioritetet kyçe, përfshirë këtu edhe përmes përfundimit dhe miratimit në Parlament të planit të veprimit, krijimit të dy komisioneve të posaçme parlamentare që do të punojnë për rregulloren e parlamentit dhe legjislacionin zgjedhorë, dakortësisë mbi një kalendar të diskutimeve dhe miratimit në parlament të legjislacionit kyç, të gjitha këto mund të përfaqësojnë një pikë të vërtetë kthese për Shqipërinë”, shkruan Fyle.
Sipas tij, marrëveshja e arritur mund të sjellë përshpejtimin e marrjes së statusit të vendit kandidat. “Nuk përjashtohet mundësia që këto zhvillime të vlerësohen në dhjetor nga Këshilli i ministrave te BE, i cili mund që edhe t’i kërkojë komisionit të hartojë një opinion të ri në mars, e jo më në vjeshte, sic ndodh zakonisht”, shton ai.
Megjithatë, ai tregohet i matur kur deklaron se mundësitë për marrjen e një vendimi pozitiv për Shqipërinë nuk ekzistojnë. “Ndonëse nuk do ta konsideroja realiste mundësinë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në fund të këtij viti, unë jam po aq i bindur se një veprim i shpejtë e i vendosur nga ana e forcave politike shqiptare, në kontekstin e një dialogu konstruktiv e domethënës, mund të ketë një efekt pozitiv në mënyrën se si Këshilli do të vlerësoje mundësitë që Shqipëria të bëjë progres në ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian”, shprehet komisioneri Fyle./Start/
2011-11-15 08:50