E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurtra

I inkurajuar nga diskutimet që janë zhvilluar në mes të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, Komisioneri evropian, Stefan Fyle beson se pesëshja e mbetur që nuk njeh pavarësinë nuk do pengojë Kosovën në procesin e stabilizim asociimit.

Komisioneri Fyle e tha këtë pas takimit me Ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila.

Lidhur me prononcimet e Madridit zyrtar se marrëveshja në mes të Prishtinës e Beogradit nuk do ë ndryshojë qëndrimin spanjoll për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës, ministrja Çitaku theksoi se ky shtet nuk ka arsye që të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por as që të bllokojë ardhmërinë evropiane të Kosovës.

“Ne nuk kemi vërejtur asnjë ndjenje negative në lidhje me hapjen e negociatave të MSA-së nga shtete që nuk na njohin”, u shpreh Vlora Çitaku.

Stefan Fyle, autor i rekomandimit për nisje të negociatave të stabilizim asociimit në mes të Brukselit dhe Prishtinës pranoi se dokumenti u përpilua pasi që Kosova i plotësoi prioritetet afatshkurtra nga Studimi i Fizibilitetit, por vendimtare ishte marrëveshja, sipas tij historike, e të së premtes së shkuar e arritur në mes të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Fyle paralajmëroi mundësinë që procesi i stabilizim ascoiimit mos të jetë i nëjëti si ai nëpër të cilin kaluan vendet tjera të Ballkanit perëndimor, duke arsyetuar këtë me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Sipas Çitaku ut, Prishtina është e hapur për kreativitet në proces, por jo edhe për rezultatin përfundimtar e ai është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›