E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Kosova kushti i vetëm i Serbisë për në BE

BEOGRAD- Ekziston vetëm një prioritet vendimtar që qëndron ndërmjet Serbisë dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe ai është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Këtë deklaratë ka bërë Komisioneri Europian për Zgjerim Stefan Fyle, pas takimit me kreun e shtetit serb Boris Tadic, raporon Koha Ditore.

Presidenti Tadic ndërkohë ka nënvizuar se Serbia do të vazhdojë reformat dhe dialogun me Prishtinë.
"Jam i bindur se mund të gjenden zgjidhje dhe në këtë kuptim unë jam optimist racional”, - deklaroi Tadic.

Komisioneri Fyle ka nënvizuar se Serbosë ng a12 rekomandimet së pari duhet të përmbushë kushtin kryesor, që ëhstë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai ka shtuar se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të vazhdojë në Bruksel dhe se duhet punuar me këmbëngulje që marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Begradit të normalizohen.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›