Shkembim zjarri ne Berat plagosen 5 persona
Pa kaluar 24 orë nga vrasja e 33 vjecarit Klodian Lumani në qytetin e Beratit,një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë qytet ku në një përplasje mes dy grupesh kanë mbetur të plagosur 5 persona njëri prej të cilëve kalimtar i rastit.
40 vjecari Fatos Cobo dhe 25 vjecari Ardit Hasani kanë qenë duke ecur në një nga rrugët e lagjes "Deshmorët e kombit" të qytetit të Beratit të shoqëruar edhe nga persona të tjerë kur janë gjendur përballë të shtënave me armë zjarri të një tjetër grupi të rinjsh mes të cilëve vëllezërit Ani dhe Leli Valva 30 dhe 25 vjec, të cilëve iu janë kundërpërgjigjur po me armë.Për pasojë dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur rëndë pasi kanë marrë shumë plumba në trup dhe pas ndihmës së parë në spitalin e qytetit janë nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.
40 vjecari Cobo pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën po ashtu edhe shoku i tij Ardit Hasani dhe kalimtari i rastit Bledi Qoje. Policia e Beratit ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj përplasje me armë si dhe ka shpallur në kërkim personat e tjerë që shoqëronin të plagosurit në momentin e ngjarjes por pa publikuar emrat e tyre. Përplasja me armë sipas policisë së Beratit ka ndodhur për motive të dobta.
Artan Diko