E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa ndaj Ilir Kumbaros, lihet në fuqi masa arrest me burg, pritet ekstradimi

TIRANË- Gjykata e Lartë pritet të japë vendimin ndaj Ilir Kumbaro, ish-agjenti i SHISH i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbim dhe torturë.

Kolegjet e Bashkuara në Gjykatën e Lartë janë tërhequr për vendim nëse masa e sigurisë ndaj Ilir Kumbaros është e ligjshme ose jo. Kërkesa është bërë nga Prokurori i cështjes, i cili kërkoi masë sigurie për Kumbaron gjatë gjykimit të cështjes.

Avokati mbrojtes e cilësoi kërkesën e Prokurorëve të paligjshme pasi sipas tij këto kërkesa nuk mund të paraqiten gjatë gjykimit dhe nuk mund te gjykohen nga i njëjti trup gjykues që gjykon dhe cështjen e themelit.

Nëse 13 anëtarët e gjykatës i japin Ok këtij vendimi i hapet rruga ekstradimit të ish-shikasit nga Anglia drejt Shqipërisë. Kjo pasi në Angli është pushuar cështja ndaj tij pasi ska ende një vendim nga drejtësia shqiptare.

Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.

Prej 15 vitesh Kumbaro jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›