Fyle: Ngërçi pengoi integrimin, duhet më shumë progres
Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres për marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle gjatë konferencës për shtyp ku paraqiti edhe njëherë progress raportin për vendet që aspirojnë të bëhën anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipëria.
Sipas tij progresi i Shqipërisë është penguar nga ngërçi i tejzagjatur politik ndërsa ka vlerësuar deklaratat e fundit të partive politike për nisjen e dialogut.
“Kohët e fundit ka pasur shenja të mira për bashkëpunim mes forcave politike. Është me rëndësi që të rivendoset ku bashkëpunim në mënyrë që Shqipëria të bëjë progres në rrguën e saj drejt Bashkimit Europian” ka theksuar Fyle.
Në fjalën e tij gjithashtu Fyle ka theksuar se ky vit është me rëndësi për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ai ka theksuar se shumë vende kanë bërë reforma në administratën publike ndërsa ka inkurajuar disa vende të zgjidhin problemet që pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Duke iu referuar kërkesës së Kroacisë për marrjen e statusit kandidat, eurokomisioneri Fyle theksoi se ky shtet tashmë duhet të vijojë përgatitjet. Sipas tij Komisioni Europian do të vijojë më pas me monitorimin për sa i përket angazhimit të Kroacisë për procesin e integrimit.
Gjithashtu eurokomisioneri Fyle ka propozuar gjithashtu hapjen e bisedimeve mes Malit të Zi dhe Bashkimit Europian.
Fyle ka propozuar gjtihashtu fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në dhjetor të 2011. Sfidë për Kosovën mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe reformimi i administratës. Fyle u ndal dhe në situatën në veri të Kosovës. “Ka pasur tensione në veri të Kosovës”- tha Fyle duke i kërkuar Prishtinës të nisë një “axhendë për veriun”.
Gjithashtu Fyle thekson se Kosova ka bërë përparime të kufizuara në pothuaj të gjitha fushat, por sfidë mbetet edhe më tej integrimi i serbëve të veriut, shtensionimi i situatës në veri, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimi i një administrate publike jopolitike, zbatimi i legjislacionit dhe sfida tjera që vazhdojnë ta përcjellin edhe më tej Kosovën.