Barroso, propozon rikapitalizimin e bankave

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso njoftoi se do të bëjë një propozim në Komisionin Evropian për rikapitalizimin e bankave.
Kjo deklaratë u bë gjatë një konference shtypi në Hagë pas takimit me kryeministrin holandez Mark Rutte.
“Komisioni Evropian do të bëj propozimet mbi disa nga këto çështje”, deklaroi Barroso duke cituar rikapitalizimin e bankave evropiane.
Barroso mbrojti më 6 tetor një veprim të koordinuar në Evropë, si ajo që është tashmë, për rikapitalizimin e bankave në vështirësi për shkak të krizës së borxhit.