Llalla Fshehja e pasurise e perhapur edhe ne nivelet e zyrtareve te larte
Edhe zyrtaret e larte te shtetit shqiptar fshehin pasurine. Pohimi eshte bere nga kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurise Adriatik Llalla gjate nje vizite te tij ne Uashington. I ftuar ne programin Ditari tek Zeri i Amerikes z. Llalla tha se eshte i nevojshem permiresimi i ligjit ekzistues per fshehjen apo deklarimin e rreme te pasurise.
Zoti Llalla tha gjithashtu se prokuroria duhet te shqyrtoje ne formen e duhur ceshtje te cilat Inspektorati i Deklarimit te Pasurise ia ka percjelle ketij institucioni. Ai shtoi se gjate punes se tij trevjecare ne krye te ketij institucioni ai nuk ka pasur asnje rast te presionit politik apo te njerezve te veshur me pushtet ne ushtrimin e detyres se tij. Qellimi i vizites se tij ne Uashington eshte pjesemarrja ne nje konference te perbashket me pjesemarrjen e zyrtareve te larte te institucioneve homologe akademike e lektore si dhe perfaqesues te medies.