E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Marrëveshja Kosovë-Serbihistorike për Ballkanin

BRUKSEL -  Komisioneri Evropian për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ka përshëndetur marrëveshjen e Serbisë dhe Kosovës duke e cilësuar si historike, duke thënë se është një hap ndryshimi për këto vende si dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Progresi i vendeve kandidate dhe aspirante nga Ballkani Perëndimor, si dhe sfidat aktuale në procesin e zgjerimit ishin temat kryesore të Komisionerit Štefan Fyle në një fjalim në Dublin të premten.

Ai mori pjesë në konferencën e organzuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dedikuar dhjetëvjetorit të samitit në Selanik 2003 për Ballkanin Perëndimor.

"Ka një prespektivë të qartë të integrimit evropian për të gjitha vendet në rajon. Punë e vështirë që është bërë, veçanërisht nga Këshilli Evropian në dhjetorin e kaluar, do të thotë se ky vit është një vit i mundësive", theksoi Komisioneri Fyle në fjalën e tij të hapjes.

Më pas ai shtoi se megjithatë për vendet kandidate duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësitë dhe të shfrytëzojnë momentin që ju është krijuar.

Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›