E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Marrveshja politike, reformë kyçe drejt integrimit

Komisioneri për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle e ka cilësuar si pozitiv arritjen e marrëveshjes mes dy forcave politike në vend  për të ngritur komisionin parlamentar mbi reformën zgjedhore.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të KE, Fyle  është shprehur se konsesusi  i hap rrugën shqipërisë drejt BE së.

Këto zhvillime, së bashku përbëjnë hapa vendimtare drejt normalizimit të situatës politike në vend dhe pritet të shënojë edhe fundin e ngërçit politik. Këto janë elemente të rëndësishme të përpjekjeve të rinovuara të Shqipërisë për të ecur përpara me reformat kyçe dhe për të përmbushur dymbëdhjetë prioritetet kryesore të përcaktuara nga Komisioni Europian për anëtarësim thuhet në deklaratën e Fyle.

Në fund të deklaratës ai është shprehur se KE është e gatshme për të ndihmuar shqipërinë që të plotësojë kushtet e antarsimit në Bashkimin Europian.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Stefan Fyle, Mitrovica Veriore vetëm e Kosovës
  2. Topalli: Votimi me 3/5, çlirim i procesit të integrimit
  3. Jensen: Integrimit të Shqipërisë i nevojiten vepra, jo fjalë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›