Fillimi i bashkëpunimit, ngrihet komisioni për reformën zgjedhore.
Tiranë – Gjatë zhvillimit të seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar projektligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash. Pas bashkëpunimit mes Opozitës dhe Mazhorancës për ndryshimet në Kodin Rrugor ka ardhur dhe një frymë tjetër bashkëpunimi, ajo e miratimit të pr/ligjeve me 3/5 tat.
Me 125 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar pr/ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore dhe pr/ligjipër bankat.
Ky bashkëpunim është vlerësuar dhe nga Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i cili në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar të drejtë ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Ky është një fillim inkurajues. Tani është e rëndësishme që të gjitha palët politike të vazhdojnë të punojnë në partneritet të vërtetë për të shënuar një progres real dhe thelbësor në çuarjen përpara të reformës zgjedhore dhe axhendës më të gjerë të reformave – ka thënë Wollfarth
Shkrime të tjera me interes: