Jeremic: Shqiptarët shkatërruan dialogun me veriun
ÇEKI- Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka vlerësuar se sëpari midis Serbisë dhe Kosovës duhet te gjendet një zgjidhje për veriun, pataj për tema të tjera.
“Prishtina nuk është e gatshme për ta diskutuar zgjidhjen e situatës në veri, të nxitur nga tentimi për ta dërguar ushtrinë për ta kontrolluar atë rajon. Për këtë duhet të flasim fillimisht, sepse këtu rreziku është i pranishëm. Nuk mund të flisni për tema tjera e të mos e përmendni problemin që djegë më së shumti”, deklaroi për mediat ceke Jeremic.
Zyrtari i lartë serb fajësoi shqiptarët për dhunën e ushtruar në veri të Kosovës, duke theksuar se me veprimin e tyre ata prishën dialogun mes palëve.
"Shqiptarët e Kosovës në korrik u përpoqën që në veriun e territorit të dërgojnë ushtarët e tyre, kështu që shkatërruan gjithë dialogun i cili zhvillohej nga fillimi i vitit”,- theksoi
Sipas tij, marrëdhëniet mes serbëve dhe KFOR-it janë në qorrsokak, sepse serbët duan të kthehet gjendja siç ishte para korrikut, gjë që për Jeremicin “është kërkesë e arsyeshme”.
(e.m/BalkanWeb)