Fyle Ngerci politik pengoi statusin kandidat
Zoti Fyle cili ishte shkaku i refuzimit te kandidatures se Shqiperise
shte mospermbushja e njerit prej kritereve kryesore politike kritereve te Kopenhagenit dhe eshte shume i lidhur me ngercin politik i cili po ndikon ne punen e institucioneve demokratike si Parlamenti. Kjo eshte nje pergjigje e gjate per pyetjen tuaj. Pergjigja e shkurter do te ishte po ne nje perqindje te madhe.
Pozita dhe opozita ne Shqiperi po fajesojne njera-tjeter per kete...
Pergjegjesia bie mbi te dyja palet si ne cdo demokraci. Kjo eshte pergjegjesi e atyre qe jane ne qeveri por dhe e atyre qe jane ne opozite.
Po te kthehemi tek arsyet e mospranimit te kandidatures ju thate se barra me e rende per mospranimin bie tek politika. Ku deshtoi tjeter
kandidatura e Shqiperise
Shteti ligjor dhe zbatimi i tij. Por me lejoni qe ta bej nje gje edhe me te qarte. Po te shikoni rekomandimin tone per Malin e Zi dhe ate per Shqiperine ne te dy vendet kemi gjendur disa mangesi ne fushen e shtetit ligjor por ne Shqiperi pervec kesaj ceshtje te rendesishme ne iu referuam ngercit politik dhe faktit qe ai me gjase ka ndikuar ne institucionet demokratike te cilat sigurojne funksionimin e demokracise se plote. Kete do ta gjeni ne perfundimet e rekomandimit ne opinionin per Shqiperine.
Tani Shqiperise i duhet te prese dhe nje vit per te marre nje pergjigje per kandidaturen e saj. Cila do te ishte keshilla juaj qe pergjigja per kete here te jete pozitive
Keshilla me e mire qe mund te jap eshte degjoni ate qe ka ndodhur te henen dhe te marten. Sigurisht qe po i referohem jo vetem paketes se zgjerimit por dhe vendimit tjeter shume te rendesishem ne ofrimin e regjimit pa viza per shtetasit shqiptare te cilet do ti uroja me kete rast sepse ky ishte nje vendim i rendesishem i cili reflektoi punen shume te mire qe eshte bere ne permbushjen e kritereve te nje liste shume kerkuese nga Shqiperia. Keshtu qe perparim eshte bere por ne te njejten kohe keshilla ime do te ishte ju lutem merreni si nje zile alarmi sepse ngerci politik po vazhdon dhe po ju shqeteson si juve ashtu dhe neve prej nje kohe te gjate. Nese kjo ceshtje zgjidhet dhe nese pervec kesaj ju do te permbushni kriteret kryesore kyce qe permenden ne rekomandime dhe perfundimet e Komisionit per Shqiperine Komisioni atehere do te jete ne nje situate tjeter vitin e ardhshem dhe do te bente rekomandime me pozitive.
Tani per Kosoven. Duke iu referuar rekomandimeve te Komisionit pas shqyrtimit te progres-raportit se Komisioni se shpejti do te hape se shpejti dialogun per vizat por ju e kushtezuat kete me riintegrimin e te zhvendosurve. A eshte kjo ceshtje muajsh Javesh
Shume shpejt do te thote shume shpejt. Ne nuk po fshihemi pas kesaj formule se nuk e dime se kur prandaj perdorem frazen shume shpejt. Gjithe ceshtja shtrohet sepse ky afat kohor shume shpejt eshte kombinuar me ceshtjen te ciles iu referuat dhe ju se ne tani duam te shohim zbatimin e planit te veprimit per ri-integrimin dhe interpretimi i frazes shume shpejt duhet kerkuar ne kete kendveshtrim. Autoritetet e Kosoves kane arritur progres te jashtezakonshem gjate dy-tre muajve te fundit. Legjislacioni perkates eshte miratuar strategjia per riintegrimin eshte miratuar plani per te ndihmuar integrimin po ashtu burimet e duhura per kete proces jane ofruar procesi i trajnimit te personave ka nisur ne nivelin e bashkive. Keshtu qe ka pasur shume zhvillime pozitive. Ajo qe thote raporti eshte se duke i bere te gjitha keto kornizen kushtetuese duke ofruar burimet etj keni bere shume perparim por tani a mundeni qe njekohesisht ta vini kete mekanizem ne funksionim te siguroheni se zbatimi i tij po sjell rezultatet e pritura
Duke iu referuar raportit tuaj opozita ne Kosove ka deklaruar se korrupsioni atje eshte ne nivel me te larte nga ai qe permendni ju. A jeni dakord me kete
Mendoj se ne e kemi bere te qarte se korrupsioni dhe pastrimi i parave perben njerin prej problemeve me te medha me te cilat po perballet Kosova.
Por a nuk eshte edhe BE pergjegjese per te luftuar korrupsionin ne Kosove pervec autoriteteve te Kosoves sepse misioni i EULEX-it eshte atje pikerisht per ti ndihmuar ato ne fushen e rendit dhe zbatimit te ligjit
Absolutisht. Referenca respektive gjendet dhe ne raportin e paketes se zgjerimit per rolin e EULEX-it per rolin e eksperteve te BE dhe per nevojen e pershkallezimit te bashkepunimit nga ana e autoriteteve te Kosoves me autoritetet e EULEX-it.
Pse nuk ka bashkepunim te mjaftueshem te Prishtines me EULEX-in ne luften kunder korrupsionit
Une po them se mund te behet me shume per ta permiresuar kete bashkepunim. Ekziston nje ide se vendet e Ballkanit Perendimor do te anetaresohen ne te njejten kohe ne BE ne bllok....
Me sa di une nuk eshte ndermarre a as nuk eshte parapare marrja e ndonje hapi qe te ndodhe keshtu. Rruga ritmet drejt anetaresimit jane ne duart e vendeve kandidate dhe atyre aspirante.
Kur mendoni ju se do te ndodhe vala e radhes e zgjerimit te BE-se ne pese vjet Ne dhjete vjet
Ajo qe shoh une eshte ajo qe ka ne dore ky komision qe do te thote kater vitet e ardhshme dhe shpresoj se do te shoh jo vetem nje por te pakten dy anetare te rinj gjate kesaj periudhe. Shpresoj gjithashtu qe gjate kesaj kohe ne do te shenojme perparim deri ne ate pike qe te mos kete me kthim pas me vendet e tjera. Por serish kjo eshte ambicia ime e cila varet shume nga aftesia e vendeve kandidate dhe atyre aspirante qe te kryejne reformat e medha ne vecanti ne fushen e shtetit ligjor.
Mirel me Topin Raporti zile per zgjim
Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Zgjerimit Pierr Mirel i dorezoi dje Opinionin e KE-se Presidentit Bamir Topi. Gjate takimit te zhvilluar paradite ne zyren e kreut te shtetit zyrtari i larte nga Brukseli uroi Topin per vendimin e marre nga Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian per heqjen e vizave. Lidhur me statusin e vendit kandidat ai tha se ky Raport Perparimi duhet te sherbeje si nje zile per zgjim nderkohe qe nenvizoi rolin moderator te Presidentit si garantues i respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik. Nga ana e tij kreu i shtetit theksoi se duke pare edhe detyrat e pergjegjesite qe na shtron perpara ky Raport vjetor i Perparimit te gjitha institucionet dhe klasa politike duhet te jene te vetedijshme per te punuar me seriozitet dhe perkushtim maksimal qe te perballojne me sukses keto sfida ne dobi te zhvillimit dhe te se ardhmes europiane te popullit shqiptar. Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Presidences dy personalitetet e larta shprehen kenaqesine e ketij takimi ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret ate te marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Kjo eshte nje ngjarje historike per popullin shqiptar nje kulmim i suksesshem i te gjitha sakrificave dhe perpjekjeve te tij ne vite per te qene pjese e familjes se madhe europiane e vlerave dhe standardeve demokratike te shoqerive te ketij Bashkimi tha Topi. Vizat nuk ishin dhurate nga BE-ja
Ministri i Jashtem i Italise Franko Fratini pershendeti dje vendimin e marre nga Ministrat e Brendshem te BE-se per heqjen e vizave me Shqiperine. Sipas tij ky vendim nuk eshte nje dhurate e Unionit por i merituar nga institucionet shqiptare. Italia gezohet pa mase per kete rezultat te madh qe eshte liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare. Mendoj se Shqiperia e meritonte. Ky rezultat nuk eshte nje dhurate e Europes por nje rezultat te cilin autoritetet shqiptare e kane merituar me punen dhe me bashkepunimin me Europen. Italia qe nga momenti i pare ka qene perkrah Shqiperise per ta inkurajuar e per ta ndihmuar ne kete proces. Urime te gjithe miqve shqiptare per kete sukses te cilin e keni merituar qeverise shqiptare Kryeministrit Berisha dhe te gjithe atyre qe kane dashur te arrijne bashkarisht kete rezultat te madh tha Fratini.