E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Integrimi proces mbarekombetar

Ne vijim te fjales se tij ne Top Story Ministri i Jashtem Edmon Haxhinasto vleresoi se procesi i integrimit te vendit nuk mund te privatizohet nga asnje pale dhe se meritat dhe pergjegjesite ndahen nga te gjitha palet pasi sipas tij ky proces eshte nje proces mbarekombetar.

Procesi integrimit eshte mbarekombetar jo partiak te gjitha palet te gjitha partite eshte e domosdoshme te angazhohen ne pergjegjesi politike per te realizuar reformat per te realizuar procesin e integrimit proces i performances se vendit arritjes se standarteve. Kur vjen puna per te vleresuar standartet natyrshem shikojme pergjegjesite perkatese. Nga ky rezultat shikojme se realizimi i reformave eshte ne themel ligjet dhe zbatimi i tyre. Miratimi i ligjeve behet ne parlament dhe jo nga rruga me greva urie. Ai qe nuk e kryen kete pergjegjesi institucionale dhe kushtetuese. Pavaresisht qendrimeve te mbajtura nga opozita standartet per vizat u arriten u shpreh ministri Haxhinasto.

Nderkohe ne fjalen e tij deputeti socialist Ditmir Bushati u shpreh se Shqiperia eshte rasti i pare kur BE i refuzon kerkesen per statusin kandidat nje vendi. Zoti Bushati citoi disa rreshta nga raporti ku sipas tij permendet abuzimi me detyren ne Kuvendin e Shqiperise i kryetares Jozefina Topalli dhe ministrat e kabinetit te cilet shtoi Bushati permenden ne cdo raport te komunitetit nderkombetar per mosparaqitjen e tyre para drejtesise.

Shqiperia eshte rasti i pare qe BE refuzon dhenien e statusit kandidat. Vendi ndodhet ne nje rrethrrotullim gjigant. Qeveria nuk pranon oferten e PS-se kryetarja e Kuvendit abuzoi me detyren. 20 diplomate jane te papaguar jane dy ministra qe permenden ne cdo raport te komunitetit nderkombetar per mosparaqitjen para drejtesise. Mua do te me vinte turp te isha ne qeveri me ta deklaroi deputetit bushati.

Pas fjales se deputetit socialist replikoi Ministri i Jashtem Haxhinasto i cili tha se raporti citon edhe progreset e arritura dhe se perkufizimi qe vendi ndodhet ne nje rrethrrotullim nuk eshte e vertete dhe eshte shume keqdashes. Zoti Haxhinasto mohoi akuzat e Bushatit per mospagesen e 20 diplomateve. Perfaqesuesi i LSI-se tha se ka nevoje per permiresime te cilat sipas tij nuk arrihen vetem nga mazhoranca. Haxhinasto permendi reformen ne gjyqesor e cila sipas tij eshte pergjegjesi e politikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›