E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Raporti i KE-se ka pasaktesi do tia paraqesim Brukselit te argumentuara

/ /

Qeveria shqiptare ka konstatuar disa pasaktesi ne raportin e fundit te Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat dhe do tia paraqese ato Brukselit. Kete e beri te ditur dje ne mbledhjen e radhes se qeverise Kryeministri Berisha i cili tha se eshte rene dakord me drejtorin e Drejtorise se Zgjerimit Pierr Mirel qe keto verejtje ti percillen Komisionit te argumentuara. Procesi i integrimit nuk mund te jete kurre tjeter pervec se i bazuar ne meriten. Raporti eshte voluminoz. Me zotin Pierre Mirel duke i shprehur te gjitha keto konsiderata edhe ne zyre por edhe publikisht natyrisht eshte rene dakord qe pasaktesite ose verejtjet qe mund te permbaje raporti ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4-5 javeve do tia percjellim Komisionit ne menyren me te argumentuar u shpreh kreu i ekzekutivit. Sipas tij Komisioni Europian eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog komunikim teresisht transparent por e theksoj se nuk mund te jene keto te dytat ne asnje menyre qe te marrin hapesire me te madhe sesa meritojne. Qeveria ka axhenden e saj dhe e ndjek axhenden e integrimit me vendosmerine me te madhe. Duke folur ne pjesen e pare te mbledhjes se qeverise ku ishin te pranishme edhe mediat Berisha tha se maxhoranca eshte e hapur te bashkepunoje me opozite duke shtuar se ligji ne cdo rrethane duhet te qendroje mbi shumicen e pakicen. Ketu ne nuk mund te bejme asnje kompromis tjeter pervec respektit te plote te shtetit ligjor te institucioneve si kusht themelor i kritereve te Kopenhagenit. E them kete sepse ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste kjo nuk mund te ndodhe theksoi me tej Berisha. Lidhur me ceshtjen e vizave ai kerkoi nga te gjitha institucionet shteterore qe te intensifikojne fushaten informuese per qytetaret duke perfshire ketu dergimin me poste ne cdo familje nje leter informuese mbi te drejtat dhe detyrimet e ketij procesi. Ne pritje te hyrjes ne fuqi te ketij vendimi Kryeministri tha se natyrisht per mua karrieren time politike mosmbajtja e ketij premtimi perbente nje fatalitet politik sepse nuk ishte premtim i vogel. Nuk kishim te benim me premtime te tilla si do te rritet kaq apo aq per qind dhe u rrit pak me shume ose me pak por kishim te benim me nje premtim kapital absolutisht kapital.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›