E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj Heqjen e vizave e arritem te fundit

Erjon Veliaj vlereson se heqja e regjimit te vizave nuk mund te quhet nje arritje nga ana e qeverise.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Veliaj ka theksuar se Shqiperia ishte e fundit ne Ballkan bashke me Bosnjen qe perfitoi heqjen e vizave.

Te konsiderosh sukses pjesemarrjen ne nje gare do te thote se duhet te kesh lene te tjere mbrapa. Ke kemi lene mbrapa ne ketu qe te rrahim forte gjoksin ka deklaruar Veliaj.

Ish-kryetari i G99 ka hedhur poshte akuzat e mazhorances se opozita ka pasur nje sjellje te papergjegjshme ndaj ketij procesi.

Me e papergjegjshme sipas tij eshte treguar mazhoranca e cila ka vendosur cmime te larta per kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

Te thuash se nje subjekt nuk duhet te beje protesta sepse do vijne te huajt eshte absurde. Opozita ka marre kritika dhe u qendron atyre. Por disa veprime te qeverise si vendosja e cmimit te kuponit per karten e identitetit dhe pasaportat eshte i papranueshem. Edhe ambasadori i BE edhe ai amerikan kritikuan qeverine ka pohuar Veliaj.

Pra nese ne kete rast kemi te bejme me nje heqje barriere perse nuk heqim edhe barrierat qe kemi mes nesh eshte shprehur ai.

Me tej ai ka shtuar se eshte pergjegjesi e qeverise aktuale dhe e qeverive te meparshme perse heqja e regjimit te vizave u be kaq vone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›