E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Ngërçi, shkak për refuzimin nga BE

“Shkaku i refuzimit të kandidaturës së Shqipërisë në BE është mospërmbushja e njërit prej kritereve kryesore politike, kritereve të Kopenhagenit dhe është shumë i lidhur me ngërçin politik, i cili po ndikon në punën e institucioneve demokratike si parlamenti”. Kjo ishte deklarata e Komisionerit te Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle në një intervistë për BBC-në.
 

Fyle thotë se nuk beson se ajo që është bërë e njohur si “lodhja nga zgjerimi”, do t`i pengojë vendet e Ballkanit që të anëtarësohen në BE. Komisioneri Fyle shpreson që të paktën dy vende të anëtarësohen në bllok gjatë katër viteve të ardhshme. Kroacia me gjasë do të jetë e para, ndoshta që vitin e ardhshëm. Gjatë intervistës, Fyle ka theksuar se faji ose përgjegjësia ka qënë mes dy palëve, maxhorancës dhe opozitës.
“Përgjegjësia bie mbi të dy palët, si në çdo demokraci. Kjo është përgjegjësi e atyre që janë në qeveri, por dhe e atyre që janë në opozitë”.

Ndërkohë, në dukje janë vënë dhe dështimet të cilat janë:
“Shteti ligjor dhe zbatimi i tij. Por më lejoni që ta bëj një gjë edhe më të qartë. Po të shikoni rekomandimin tonë për Malin e Zi dhe atë për Shqipërinë, në të dy vendet kemi gjendur disa mangësi në fushën e shtetit ligjor, por në Shqipëri, përveç kësaj çështje të rëndësishme, ne iu referuam dhe ngërçit politik dhe faktit që ai me gjasë ka ndikuar në institucionet demokratike që sigurojnë funksionimin e demokracisë së plotë. Këtë do ta gjeni në përfundimet e rekomandimit në opinionin për Shqipërinë”.
 

Ndërkaq, Fyle ka këshilluar se nëse kjo çështje zgjidhet dhe nëse përmbushen kriteret kryesore kyçe, që përmenden në rekomandime dhe përfundimet e Komisionit për Shqipërinë, Komisioni do të jetë në një situatë tjetër vitin e ardhshëm, ku do të bënte rekomandime më pozitive.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›