Vlore digjet shtepia vdesin nga asfiksia te miturit 3 dhe 4 vjec
VLOR i perditesuar - Dy femije kane gjetur vdekjen mengjesin e se henes si pasoje e asfiksise pasi flaket perpine banesen e tyre. Ngjarja ndodhi ne lagjen 24 Maji ne Vlore ndersa te miturit e moshes 3 dhe 4 vjec ishin vetem ne shtepi.
Mesohet se prinderit e te miturve ndodheshin ne pune.Ata punonin ne turnin e nates si punonjes te pastrimit te qytetit te Vlores.
Per ngrohje ata kane lene ndezur kaloriferin. Kablli i nxehur eshte djegur dhe rrobat mbi kalorifer kane marre flake duke shkaktuar fatkeqesine.
Kane qene fqinjet ata qe kane pare zjarrin dhe kane nderhyre per ndihme. Njeri prej tyre u shpreh se vajza kishte vdekur ndersa djali ishte ne grahmat e fundit ne momentin e nderhyrjes. Objektet e ngrohjes kane shenuar shpeshhere viktima.