Viti 2011 i qete dhe pa lufte

Shefi i Urgjencës së Kirurgjisë, Ylli Ziçishti shpjegon se ka patur plagosje të lehta kryesisht natën e ndërrimit të viteve.
“Përgjithësisht ndërrimi i viteve kaloi i qetë, nuk pati raste të rënda. Pati plagosje të lehta që morrën ndihmën dhe ikën në shtëpi. Datat 1, 2 dhe 3 kanë qenë më të qeta se vitet e tjera”, deklaroi Ziçishti.
Por në këtë festë nuk kanë munguar edhe rastet me intoksikacione nga alkooli apo me probleme të aparatit tretës.
“Ka pasur disa raste me intoksikacione me alkoolin. Gjithsej ka pasur 50-60 raste me sindromën gripale, me të vjedha, me temperaturë, pjesa më e madhe ka marrë ndihmën e shpejt dhe janë larguar, ndërsa rastet më të rënda janë shtruar në spital”, është shprehur Klodiana Shkurti, mjeke infeksioniste.
Në fakt edhe atmosfera këtë vit ka qenë edhe më e vakët, për shkak të varfërisë qytetarët nuk kanë shpenzuar për të blerë fishekzjarre të cilat çdo vit kanë qenë burimi kryesor i plagosjeve.