Berisha: Kutitë, pjesë e së shkuarës

Në një dalje publike ka prezantuar drejtoreshën e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA), Berisha u pyet nga mediat edhe për krizën politike, e cila duket se do të vijojë të jetë prezente edhe këtë vit, për sa kohë që opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj.
"Kjo qeveri, në respekt të palëkundur të opozitës, i ka ofruar aq shumë sa janë jo një, por të shumtë miqtë e mi në Europë që më kanë thënë se këto nuk bëhen kurrë. Por, unë i kam bërë ato në konceptin tim për opozitën, e cila ka një problem madhor, që ështe psikologjia 'bunker' e një njeriu që nuk ndan asgjë me normat e këtij sistemi, por ndan gjithçka me konceptet e bllokut, aty ku dhe u formua", nënvizoi kreu i qeverisë.
Berisha akuzoi kundërshtarin e tij politik se është udhëhequr nga interesat personale dhe jo ato kombëtare. “Ky njeri, që ditën e votimit e quajti historike, kur nuk i doli rezultati që mendoi, u rikthye në origjinë dhe tha se nuk e njoh votën, rezultatin dhe më pas dhe parlamentin. Më vonë, ky zotëri që bojkotoi Parlamentin, u betua e u stërbetua se do të digjte mandatet, por nuk i dogji. Kjo, sepse një grup fare i vogël deputetësh brenda PS-së i thanë atij se nuk pranonin djegien e mandateve. Dhe kur Rama pa se mandatet do t'i merrnin kundërshtarët e tij nga lista, ai hyri pas 6 muajsh në parlament dhe këtë e bëri për interes të tij dhe jo të vendit, pasi e pa se do të mbetej një G99", tha kryeministri.
Ai shtoi se opozita pati si qëllim pengimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë. “Nuk e njohëm kërkesën e PS-së, pasi ne i kërkuam të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias, gjë që nuk e bëri. Por është mentaliteti i bllokmenit Të gjitha këto, Rama i bëri për të penguar vizat, që ishte qëllimi i tij më madhor. Pasi hyri në Parlament, ai nisi grevën e urisë edhe atëherë i çova fjalë se nuk është kjo rruga që të bën kryeministër, duke ndenjur tek dera e Kryeministrisë, pasi kjo nuk arrihet me protesta e me greva", theksoi Berisha./Saimir Lleshi/Start/
2011-01-04 12:17
[