Burrel burg pa afat per te riun akuzohet per grabitje
BURREL. Gjykata e Matit ka dhene burg pa afat per njerin nga grabitesit e nates se 30-dhjetorit ne aksin nacional Milot-Burrel ndersa personi tjeter ende nuk eshte vene ne pranga. K.Neli u arrestua mbremjen e dates 30 dhjetor ne vendin e quajtur Qafe Ulez ku dhe kishin kryer grabitjen. Rreth ores 19.30 te dates 30 dhjetor te vitit te kaluar dy persona te maskuar dhe te armatosur i kane zene prite nje furgoni qe udhetonte nga Dibra drejt Tiranes duke i kerkuar drejtuesit te mjetit te ndalonte por ai nuk eshte bindur. Banda e grabitesve ka qelluar me arme dhe sipas burimeve policore po keta dy te rinj kishin grabitur nje makine ne kryeqytet nderkohe qe ishin vene ne alarm nje sere komisariatesh policore. Ne perpjekje per ti shpetuar policise ata perplasen ne nje shkurrishte ne fshatin Baz ku K.Neli plagoset dhe kapet nga policia nderkohe personi tjeter largohet. Personi tjeter tashme eshte identifikuar nga policia dhe eshte shpallur ne kerkim.