Drenovë, pasaporta biometrike me emra të rremë
24/11/2011 Në ndjekje penale operatori në zyrën e aplikimit dhe një 24-vjeçar
VEPROR HASANI
KORÇE- Së fundi strukturat e policisë së qarkut Korçë bënë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm, atë të nxjerrjes së pasaportave biometrike me emra të rremë, të cilët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Ata janë: Armando Mullai; 24 vjeç, banues në lagjen nr: 15 në Korçë, pasi ky i fundit ushtronte ndikimin e tij të paligjshëm ndaj shtetasit Fatjon Sefedini, 25 vjeç, banues në Vashtmi të rrethit Korçë, me detyrë operator në zyrën e aplikimit për pasaporta, pranë komunës Drenovë, për të lejuar që shtetas të ndryshëm, të aplikonin për pasaporta biometrike me identitete të tjera (të rreme). Sipas policisë, vepra penale e konsumuar është “ushtrim i ndikimeve të paligjshme ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Gjithashtu të njëjtët burime bënë të ditur se procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur edhe për shtetasin Fatjon Sefedini, i cili ka konsumuar veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Materialet e përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.
Të tjerë nën hetim
Burime të policisë bënë të ditur gjithashtu se në datë 22.11.2011 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Daniel Abasllari, 18 vjeç, banues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, pasi në datë 05. 04. 2010, kishte aplikuar pranë zyrës së pajisjes me kartë identiteti e pasaportë biometrike, pranë Bashkisë Pogradec për kartë identiteti, duke dhënë gjeneralitete të rreme. Ndërkohë, po në datë 22.11.2011 filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Florian Karafili, 29 vjeç, banues në lagjen nr 9 të Korçës, me detyrë Operator i aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike të kompanisë “ALEAT” Safran Grup”, me filial pranë Bashkisë Maliq të rrethit Korçë, pasi gjatë aplikimit për kartë identiteti e pasaportë biometrike nga shtetasi S.Muka, 69 vjeç, banues ne Jubë të Sukthit, në Durrës, në vitin 2009 dhe në Maliq në vitin 2011, operatori ka hedhur gjeneralitete që nuk përputhen në dy rastet e aplikimit. Për të dy rastet e mësipërme materialet i kanë kaluar Prokurorisë; përkatësisht për të parin për veprën penale “falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal dhe i dyti për veprën penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Zanafilla
Zbulimi i aktivitet të paligjshëm që kryhej nga dy personat e përmendur më sipër u bë i mundur pas hetimeve të kryera në vijimësi, pasi vetëm 3 muaj më parë në datë 07.07.2011 nga ana e Sektorit kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë të qarkut Korçë në bashkëpunim të ngushtë me njësinë e përbashkët Task-Forcë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë dhe Drejtorinë kundër Krimit Financiar finalizuan operacionin e koduar “Specialistët” ku u ekzekutuan masat e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, “arrest në burg” për 4 shtetasit: Artur Feto, Relis Mulla me detyrë specialist IT-je pranë firmës “ALEAT”, Armand Cenolli, me detyrë operator aplikimi pranë kompanisë “ALEAT”, në komunën e Libonikut në Korçë dhe Setki Mulla, pedagog në universitetin “Fan.S.Noli” në Korçë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxirrnin pasaporta biometrike me emra të rremë kundrejt pagesës nga 5000 deri në 7000 euro. Gjithsesi tashmë do të jenë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi veprimtarinë e dy shtetasve të akuzuar, për të provuar se deri ku shtrihej aktiviteti i tyre, cilët persona kanë përfituar pasaporta biometrike me emra të rremë dhe cila ka qenë pagesa kundrejt këtij shërbimi të paligjshëm, pasi 4 personat që u arrestuan tre muaj më parë u siguronin pasaporta personave që kishin qenë të shpallur në kërkim dhe kërkoheshin nga drejtësia. Gjithsesi hetimet vijojnë...