E Diel, 1 Nëntor 2026

Sudan, piloti Berisha: Ç`ështje kohe njohja e Kosovës

Piloti kosovar, James Berisha, i cili me aeroplanin e tij privat udhëton nëpër vende të ndryshme të botës me qëllim lobimin për njohjen e Kosovës, është takuar me drejtorin e divizionit për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sudanit, Abdelëahab Higazi.
 

Higazi i ka premtuar Berishës se njohja e Kosovës është vetëm çështje kohe, dhe se priten rezultate të reja në takimin e ardhshëm të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator.
 

“Udhëheqësit në Sudan po e përcjellin me shumë kujdes dhe interesim çështjen e Kosovës dhe procesin e njohjeve nga shtetet në mbarë botën. Deri tani, Sudani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të problemeve të tyre me Sudanin Jugor dhe Darfurin”, thuhet me tej në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›