E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: S’ka zgjerim të BE-së pa lirinë e medias

“Paketa jonë e zgjerimit e 2010 tregoi se liria e shprehjes dhe ajo e medias ishin cështje që përballeshin me stanjacion, apo edhe më keq, sprapsje nga arritjet e mëparshme”, theksoi z. Fyle gjatë një diskutimi me gazetarët nga Ballkani, duke shtuar se të qenurit anëtar të BE-së nënkupton përmbushjen e plotë të standarteve të saj.

Por, një pjesë e gazetarëve theksuan se përpjekjet e BE-së për të vendosur lirinë e medias tek vendet aspirante minohen nga shembujt e vetë disa vendeve anëtare të unionit.

Si shembull u citua Italia, ku kryeministri Silvio Berluskoni kontrollon direkt ose indirekt shumicën e stacioneve televizive tokësore.

Në raportin e “Freedom House” mbi lirinë e medias për vitin 2011, vendet e Ballkanit u klasifikuan si vende pjesërisht të lira. /Start/

                                                                                             2011-05-07 13:36
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›