E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Hetime nëse ka karta false

Deputeti i PS-së Paulin Sterkaj, tha për mediat se po shpërndahen karta false për të marrë pjesë në votime.

Policia e Shtetit i hodhi poshtë këto akuza, duke nënvizuar se po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme. Burimet sqarojnë gjithashtu se strukturat e specializuara të Policisë do të kryejnë të gjitha verifikimet dhe hetimet e nevojshme në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, përfshirë dhe marrjen në pyetje të personave të sipërcituar.

Njëkohësisht, Policia i kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që është në kundërshtim me ligjin dhe në të njëjtën kohë i bën me dije gjithë opinionit publik, se për vetë elementët e sigurisë së lartë që kartat e identitetit përmbajnë, janë dokumente që nuk mund të falsifikohen. /Start/

                                                                                             2011-05-07 22:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›