E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi në një konferencë për shtyp, se efektivët e policisë do të jenë në shërbim të komunitetit, duke  garantuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

"Policia e Shtetit është e vendosur që të marrë të gjitha masat dhe për të përmbushur detyrat e saj funksionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit", theksoi ai

Duke folur për veprimtarinë e policisë në fushatën zgjedhore, zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit theksoi se strukturat e saj kanë qenë në lartesinë e duhur dhe transparente.
    
Sikurse bëri të ditur Rrumbullaku, gjatë fushatës janë evidentuar 63 incidente të lidhura direkt apo indirekt me procesin zgjedhor, ndërkohë që reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm, si në marrjen e masave përkatëse, ashtu edhe në sigurimin e transparencës për subjektet zgjedhore dhe publikun.  
      
Nga keto incidente janë zbardhur 44, ndërsa vazhdon puna hetimore për zbardhjen e 19 ngjarjeve, si ato për vendosje të lëndëve plasëse, plagosje të lehta, demtime posterash, etj.  
     
Lidhur me incidentet e ndodhura gjate fushatës elektorale, Rrumbullaku tha se janë  ndaluar 11 persona, ndërsa 28 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë nga organet kopetente. /Start/

                                                                                             2011-05-07 15:03
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›