Nishani garanton Kukan për standarde në zgjedhje

Ministri i Brendshëm i njohu parlamentarët evropianë me të gjithë veprimtarinë e Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe të një klime të qetë e të sigurt për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës nga qytetarët shqiptarë.
"Listat zgjedhore burojnë nga Regjistri Kombëtar Elektronik i Shtetasve dhe janë gjithashtu produkt i bashkëpunimit të plotë mes MB, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe njësive të qeverisjes vendore", theksoi ai. Nishani nënvizoi se me këtë listë zgjedhësish dhe me dokumentet e identitetit me të cilat do të paraqiten për të votuar qytetarët shqiptarë, garantohet një proces zgjedhor i standardeve më të larta ndërkombëtare për sa i takon identifikimit të zgjedhësve.
Gjithashtu, kreu i Rendit i njohu deputetët e Parlamentit Evropian edhe me masat e marra nga Policia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor, si dhe për trajnimin në bashkëpunim me OSBE, për detyrat e punonjësve të policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ndërkohë, ai shprehu shqetësimin për deklaratat e përfaqësuesve të opozitës për përdorimin e listave të zgjedhësve të hartuara nga Partia Socialiste, si dhe organizimin dhe përdorimin e grupeve të ashtuquajtura të sigurisë, paralel me strukturat ligjore të Policisë së Shtetit. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Parlamentit Evropian vlerësuan maksimalisht cilësinë dhe sigurinë e dokumenteve të identitetit, procesin e prodhimit dhe lëshimit të këtyre dokumenteve si dhe procesin e hartimit të listave të zgjedhësve. /start/
2011-05-07 22:42