E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia merr kontrollin e qendrave të votimit në Tiranë

Drejtoria e Policisë së Tiranës bëri të ditur se nga punonjësit e policisë do të ruhen edhe 16 KZAZ, prej orës 20.00’ deri në orën 08.00’ së ditës së nesërme.

Punonjësit e policisë do të largohen nga këto Objekte në datë 08 maj 2011, kur Komisioni i Qendrës së Votimit do të fillojë veprimet paraprake për çeljen e votimit, duke u vendosur me pas, pranë Komisariateve/Stacioneve të Policisë apo Vendeve të grumbullimit të punonjësve të policisë, sipas planifikimit të bërë.

Policia e Qarkut thekson se deri në këto momente në Qarkun e Tiranës nuk është evidentuar asnjë incident, në lidhje me procesin zgjedhor dhe rendin publik në tërësi, ndërkohë që duhet theksuar se është respektuar heshtja zgjedhore. /start/

                                                                                             2011-05-07 22:44
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›