Fyle: Zgjedhjet në Tiranë, jo të mira; nisni reformën

Ai bërë një deklaratë të përbashkët pas mbledhjes së Komisionit të Stabilizim Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se BE-ja është e shqetësuar për situatën politike në Tiranë.
“Duke theksuar ato që kemi diskutuar kemi ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale të 2011, kemi vërejtur me shqetësim se ka pasur polarizim të lartë mbi vendimin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor rreth vendimeve më të fundit dhe arsyetimit. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, ashtu siç u demonstrua se korniza ligjore ka nevojë për reforma. Kemi theksuar mungesa në kornizën ligjore të procesit elektoral, që duhen adresuar mes një reforme të thellë elektorale sipas rekomandimeve të OSBE”, tha ai.
Komisioneri shtoi se tashmë procesi është përmbyllur dhe është koha që të nisë bashkëpunimi për përmbushjen e 12 kritereve. “Tani që Kolegji ka përfunduar detyrat është koha që politika të tejkalojë stanjacionin dhe t’i kthehet dialogut për funksionimin e institucioneve dhe Parlamentit. Duke adresuar 12 prioritet kryesore duhet të ndiqen në mënyrë gjithëpërfshirëse që të kemi progres në rrugën drejt integrimit, reformat elektorale dhe kushtetuese dhe duke zbatuar procedurat dhe reformat e tjera që janë urgjente. BE është gati ta lehtësojë këtë detyrë. Shqipëria t’i kthejë sfidat në mundësi dhe së dyti pres nevojën për reformën e kornizës ligjore. Këto kanë nevojë për një platformë që pozita dhe opozita të bashkëpunojë dhe për këtë duhet te jete ne parlament”, shtoi Fyle. /Start/
2011-07-19 13:58