Mision i parë me policë në Afganistan, Berisha i përcjell

Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili tha se ky është me rëndësi në historinë e Policisë së Shtetit.
"Sot ne përcjellim një grup prej 5 oficerësh në një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishëme, detyrën e trajnimit të policisë afgane. Ky është misioni i parë paqëruajtës i policisë së shtetit shqiptar që përbën edhe një arritje madhore, e cila vjen si rezultat i një performance të shkëlqyer në rritje të efektivit të policisë së shtetit, në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës, veprimtarisë dhe sigurisë së qytetarëve shqiptarë", tha Berisha.
Ai shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj 5 efektivëve të policisë, teksa garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e plotë të veprimtarisë së tyre në Kabul, si dhe për mbështetjen në rritje të efektivit të Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrimeve ligjore".
Kryeministri shprehu besimin se efektivët e policisë do të përmbushin me sukses misionin e parë të policisë shqiptare në Afganistan. Më tej, shefi i qeverisë vlerësoi se performanca e uniformave blu është rezultat edhe i një bashkëpunimi të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere si dhe e shkëmbimit të eksperiencave më të mira dhe vendosjes së veprimtarisë së tyre në standardet më të mira të punës së përditshme. /Start/
2011-07-19 13:23