E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule akuzon PS për manipulim të votave në dëm të partisë tij

25-06-2013 / Gazeta 55

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzon PS se po dëmton strategjikisht votën e PBDNJ

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzon PS për manipulim të votave në dëm të partisë që ai drejton. Nuk bëhet fjalë vetëm për një incident, bëhet fjalë për një masakër elektorale. Jemi në ZAZ numër 89 ku numërohen votat e 3 komunave të rëndësishme që banohen nga qytetarë të minoritetit etnik grek dhe administrohen nga komunat dhe nga këshillat e zgjedhura me shumicë nga PBDNJ. Nga ana statistikore mbi 60 përqind e votave, si në zgjedhjet vendore, ashtu dhe në zgjedhjet qendrore, kanë qenë për PBDNJ. Fatkeqësisht Komisioni Zonal numër 89 drejtohet dhe përbëhet me shumicë nga pjesëtarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Nuk mund ta fsheh dot tendenciozitetin për dëmtimin strategjik të votës së PBDNJ-së”, deklaroi Vangjel Dule. Një ditë më parë ishte përfaqësuesi i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo ai denoncoi atë që ai e quajti si një “aleancë të fshehtë” midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, për të dëmtuar votat e PBDNJ-së në zonat ku ajo pretendon të marrë më shumë vota. “Konstatojmë disa shkelje të rëndësishme me identitetin dhe profilin e PBDNJ në zonën e Himarës dhe në zona të tjera. Shprehim zyrtarisht shqetësimin tonë se në Himarë vërehet një bashkëpunim i hapur PD-PS kundër partisë sonë politike”, denoncoi zoti Karamelo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›