E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle dhe Ashton vlerësojnë zgjedhjet në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine Ashton dhe komisionari për zgjerim, Stefan Fyle kanë përshëndetur zgjedhjet paqësore që u zhvilluan të dielën në Maqedoni.

Në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet në Maqedoni, dy zyrtarët  e lartë të BE-së theksojnë se zgjedhjet ishin transparente dhe të mirë organizuara.

Ashton dhe Fyle kanë vlerësuar rolin konstruktiv dhe kontributin e qytetarëve, partive politike dhe organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe për këtë dëshmi të demokracisë.

Ata e kanë ftuar qeverinë e re që të punojë në realizimin e reformave që të vazhdohet me progresin e vendit drejtë anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›