Bisedimet Kosovë-Serbi, Krasniqi kritikon Brukselin

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, i ka bërë thirrje Brukselit për të treguar transparencë më të madhe gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Sipas tij Kuvendi nuk ka asnjë informacion përsa i përket këtyre bisedimeve dhe përgjegjësi për këtë ka edhe Brukseli.
”Mendoj se përgjegjësi mjaft të madhe ka edhe Bruskeli, i cili duhet të interesohej që bisedimet të mos mbeteshin në `errësirë`, por ta informonin opinionin publik”, ka thanë Krasniqi.