E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton marreveshjen me Serbine

Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi dje marreveshjen e bashkepunimit mes Shqiperise e Serbise ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar narkotikeve dhe terrorizmit. Kjo marreveshje e cila pati kundershti nga opozita per disa ceshtje u miratua ne Kuvend vetem me votat e maxhorances. Shpalljen e ligjit nr. 10 344 date 04.11.2010 Per ratifikimin e Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Serbise per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar thuhej ne njoftimin e Presidences. Sipas opozites nuk ka pasur transparence ne miratimin e kesaj marreveshjeje. Sipas deputeteve te majte pala serbe ka kerkuar disa pika shtese ne kete marreveshje por qe nuk u bene te ditura nga pala shqiptare. Ata e cilesuan si nje mungese transparence kete pike. Nga ana tjeter deputetet e djathte u shprehen se behet fjale per nje marreveshje standarde qe eshte miratuar edhe me vende te tjera fqinje si dhe me mjaft vende te BE-se per shkembimin e te dhenave ne luften kunder krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›