Policia ne Nju Jork arreston disa protestues te levizjes Zaptimi i Uoll Stritit

Policia ne Nju Jork ka arrestuar disa protestues te levizjes Zaptimi i Uoll Stritit te cilet po marshonin neper rruget e zones financiare te qytetit.
Marshimi dhe arrestimet erdhen mbasi protestuesit mesuan mengjesin e sotem se do te lejoheshin te qendronin ne parkun ku jane vendosur ne vend qe te largohshin per te lejuar pastrimin e zones.
Portestuesve u ishte thene fillimisht te largoheshin nga parku privat Zukoti sot ne mengjes ne menyre qe pronaret te pastronin zonen qe ata thane se eshte ndotur gjate demonstratave.
Po sot policia ne Denver te Kolorados nderhyri ne nje shesh publik perpara nje ndertese qeveritare ku u vendosen protestues te levizjes kunder Wall Stritit.
Oficeret e policise shkuan ne shesh mengjesin e sotem duke urdheruar protestuesit qe te heqin cadrat e tyre dhe te lirojne zonen.