Kalifornia merr masa kunder ndotjes se ajrit nga anijet

Disa nga mjediset me te ndotura ne bote jane portet detare ku degradimi i mjedisit mund te rezultoje ne nje numer te madh problemesh shendetesore. Ne Shtetet e Bashkuara Kalifornia ka rregullat me te ashpera te mjedisit ne vend kur eshte fjala per cilesine e ajrit ne portet e vendit. Dhe rregullat e vendosura nga shteti i Kalifornise kane ndikim ne anijet nga gjithe bota.
Los Anxhelos nuk eshte vetem qyteti i dyte me i madh ne Shtetet e Bashkuara por ai gjithashtu renditet lart per nga ndotja e ajrit. Christopher Patton punon ne portin e Los Anxhelosit
Ne jemi renditur si ndoshta qyteti me cilesine me te dobet te ajrit ne Shtetet e Bashkuara.
Portet binjake te Los Anxhelosit dhe Long Beach-it gjenerojne nivele te te larta ndotjeje por zoti Patton thote se keto porte po perpiqen te permiresojne cilesine e ajrit rreth tyre sic po bejne edhe porte te tjera ne bote.
Shume porte kineze koreane dhe japoneze po bejne te njejten gje sepse problemi eshte universal. Ne shume zona perreth porteve ka dendesi shume te larte popullsie dhe ka komplekse industriale. Me shtimin e popullsise rreth porteve dhe me permiresimin e standardit te jeteses rritet edhe konsumi. Si rezultat do te kete me shume produkte te importuara dhe eksportuara dhe kjo krijon probleme me cilesine e ajrit.
Heather Tomley e cila punon ne Portin e Long Beach-it thote se anijet per transportin trans-oqeanik jane ne ne gjendje me te rende
Ato clirojne 50 per qind me shume gaze sesa portet dhe ato jane sfida jone me e madhe.
Per te pastruar ajrin Kalifornia eshte shteti i vetem ne Amerike qe ka detyruar te gjitha anijet te perdorin karburant me nivel te ulet squfuri kur ato arrijne distancen 44 kilometra nga bregu. Nje studim i koheve te fundit nga Administrata Kombetare Oqeanike dhe Atmosferike zbuloi se duke perdorur kete lloj te karburantit ulet niveli i clirimit te gazeve te demshme ne masen mbi 90 per qind. Por kapiteni i anijeve Mark Coynes thote se shume anije nuk jane te projektuara per te perdorur karburantin e paster
Ky karburant jo vetem qe mund te demtoje motorrin por mund te shkaktoje probleme operacionale.
Por motorret e anijeve do te duhet te pershtaten me rregullat e reja. Duke filluar nga viti 2012 sipas rregulloreve te Organizates Nderkombetare Detare te gjitha anijet qe operojne deri ne 370 kilometra nga brigjet e Amerikes Veriore do te duhet te perdorin karburant te paster dizel. Ky standart tashme eshte duke u zbatuar ne Detin Baltik dhe ne Detin e Veriut.
Pasi ankorohen anijet tradicionalisht vazhdojne te perdorin nafte per te gjeneruar energji elektrike. Sipas ligjit te Kalifornise portet me vellimin me te madh te trafikut ne kete shtet po punojne per furnizimin nga bregu per lloje te caktuara anijesh ne menyre qe ato te lidhen me rrjetin dhe te mos djegin karburant gjate qendrimit ne port. Kjo do te pakesonte clirimin e gazeve te demshme. Porti i Shangait e ofron kete sherbim.
Te gjitha portet detare ne Shangai po zbatojne programe agresive per furnizimin me energji nga bregu. Ata po perdorin teknologji qe ne fakt e kishte zanafillen ketu ne Portin e Los Anxhelosit per anijet cisterne.
Portet amerikane jane gjithashtu duke u perpjekur per te zvogeluar emetimet e shkaktuara nga pajisjet qe perdoren per levizjen e ngarkesave dhe kamionet. Disa kamione jane te pajisur me motorre qe perdorin karburant te paster. Kompania e Peter Torres shet kamione qe funksionojne me gaz propan. Ai thote se ka vuajtur nga pasojat e ajrit te ndotur
Une kam punuar ne port per 31 vjet dhe ne 15 vitet e fundit kam ndjere nje ndryshim te madh ne sistemin tim te frymemarrjes.
Brenda disa viteve te ardhshme portet e Los Anxhelosit dhe Long Beach-it shpresojne te pajisen me automjete elektrike qe do te operojne ne mjediset e portit.