Fyle-parlamentarëve shqiptarë: Ja 4 pikat për integrimin
TIRANË- Parlamenti nisi sot seancën e radhës plenare, me fjalën përshëndetëse të Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle. Duke iu drejtuar të gjithë deputetëvem Fyle tha se Kuvendi është pikërisht vendi ku qeveria e opozita duhet të bashkëpunojnë për reformat që të bëjnë të mundur brenda këtij viti, marrjen e statusit kandidat.
Pas fjalës së eurokomisionerit, Kuvendi me kërkesë të deputetes Valentina Leskaj mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të publicistit Ardian Klosi. Punimet e Kuvendit më pas vijuan me rendin e ditës.
Fillimisht u mor në shqyrtim dhe ligji për Gjykatën Administrative. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në tërësi me konsensus të palëve projekt/ligjin për Gjykatën Administrative. Të dyja palët kanë rënë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të gjykatave të apelit.
Sipas ligjit të miratuar veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë do të zhvillohet në selinë e saj ndërsa gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson eksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale. Gjithashtu Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas ligjit të miratuar Gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë.
FYLE-PARLAMENTARËVE: HIQNI IMUNITETET, FORCONI BASHKËPUNIMIN MES INSTITUCIONEVE
“Vendi i Shqipërisë është BE”. Kjo ishte deklarata e Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle në fjalën e tij përshëndetëse para parlamentarëve shqiptar.
“Përsëris mesazhin se unë e shoh Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota në BE. E di që shumica e shqiptarëve e shohin të ardhmen në BE. Kjo është e rëndësishme për procesin e reformave. Për këtë kërkohet një përpjekje kombëtare. Qeveria, institucionet, gjyqësori, qytetarët.Duke punuar sëbashku mund të arrini standarte të lata në jetën ekonomike, sociale. Integrimi Europian me gjithë krizën financiare është përgjigjia e duhur ndaj sfidave. Kështu ka ndodhur edhe në vitin 1990. Kriza financiare nuk ka lidhje me zgjerimin e BE”,- theksoi Fyle.
Duke vlerësuar bashkëpunimin mes palëve, pas marrëveshjes së nëntorit vitit të shkuar, Fyle kërkoi më shumë përpjekje në planin e veprimit duke nënvizuar stabilitetin politik dhe konsensusin në parlament si pika referimi.
“Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Progresi varet prej jush. Stabiliteti dhe qëndrueshmeria e forcave politike. Së dyti nga aftësia juaj për konsensus në parlament. Konsensusi është i vështirë se kërkon kompromise të vështira. Por, integrimi do arrihet kur ka konsensus afatgjatë. Dhe nga arrija e rezultateve konkrete në trajtimin e reformave të rëndësishme. Këto reforma vendimtare njihen si 12 prioritete kyce. Vendimate që Shqipëria të përdorë mirë periudhën deri në raportin e tetorit”,- vlerësoi Fyle.
Eurodeputeti Fyle përmendi 4 pika referimi për integimin e vendit në BE, reforma zgjedhore, roli i parlamentit, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut. Ndërkohë, këmbënguli në luftën kundër korrupsionit, zbardhjen e 21 janarit, heqjen e imuniteteve dhe bashkëpunimit mes institucioneve.
"Së pari, themelore që të përfundohet puna e mirë që është bërë nga komisioni ad hock. Shqipëra duhet të tregojë rezultate për kodin zgjedhor. Së dyti. Parlamenti institucion kyc. Puna e tij e bazuar në dialogun respektiv është themeli i demokracive funksionale. Parlamenti është bërë vendi ku qeveria dhe opozita kontribuojnë. Shpresoj të ruani atmosferën për zgjedhjen e presidentit që duhet ti përmbahet Kushtetutës. Së treti, sundimi i ligjit përfshirë një sistem gjyqësor të pavarur është identifikaur si sfidë kryesore për vendet që ecin drejt BE. Nuk ka kohë për të humbur dhe Shqipëria duhet të japë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Me rëndësi të hidhet dritë mbi ngjarjes e 21 janarit të lirë nga ndërhyrjet politike. Lufta kundër korrupsonit sfidë kyce. Element me rëndë është heqja e imuniteteve për deputetët, zyrtarët e nivelit të lartë dhe gjyqtarët në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira. Heqja e imuniteteve nuk do të mjaftojë. Ngritja e e bashkëpumimit mes Prokurorisë dhe policisë themelore për tolerancë zero kundër korrupsionit, ku askush nuk është mbi ligjin. Së fundit, respekti për të drejtave të njeriut. Duhet të tregohet standart i lartë, sidomos ndaj të drejtave të grupeve të catuara, si invalidëve, gey, romëve etj",- theksoi Fyle.
lajmi vijon
(el.me/BalkanWeb)