E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle per Abc news Ndihma financiare ne fushat qe prekin direkt qytetaret e vendeve te zgjerimit

Komisioni Europian ka prezantuar sot paketën e re financiare për vendet që aspirojnë integrimin europian, ku përfshihen 7 vendet e Ballkanit, Turqia dhe Islanda. Kjo paketë financiare do të jetë prej 14,11 miliard euro për periudhën 2014-2020. Edhe pse në një kontekst krize financiare dhe ekonomike, Bashkimi Europian ruan të pandryshuar angazhimin financiar për 9 vendet e zgjerimit, që konsiderohet domethënës, duke u krahasuar me ndihmën prej 18,182 miliard euro për politikën e fqinjësisë që mbulon rreth 15 vende, apo me ndihmën për politikën e zhvillimit me 23,295 miliard euro që mbulon më shumë se 20 vende.

Por veçantia e vërtetë e kësaj pakete financiare është se ajo do ti përshshtatet më mirë secilit vend kandidat dhe aspirant kandidat, duke ju përgjigjur nevojave specifike . Duke u pyetur nga ABC news në konferencën për shtyp për këtë qëllim, komisioneri Füle është përgjigjur mbi vlerën e shtuar të kësaj pakete:" Ne kemi vendosur që ndihma financiare të shkojë në fusha që prekin drejt për drejt qytetarët e vendeve të zgjerimit, që kanë të bëjnë me përmirësimin e shtetit ligjor.Në këtë mënyrë qytetarët e vendeve të zgjerimit do ti ndjejnë përfitimin e integrimit europian gjatë gjithë proçesit të paraantarësimit dhe jo vetëm në fund të këtij proçesi, siç ka qenë rasti deri tani " ka venë në pah komisioneri Füle.

Ai ka shtjelluar se është pikërisht për këtë arsye, që Komisionit Europian ka vendosur ti japi një prioritet kapitujve të negociatave të anëtarësimit 23 dhe 24, pasi ato kanë të bëjnë me reformën në sistemin e drejtësisë, forcimin e të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër, përmes paketës së re financiare gjashtëvjeçare, Komisionit Europian synon gjithashtu të ndihmojë anëtarët e e ardhshëm lidhur me qeverisjen ekonomike, zhvillimin ekonomik dhe social si dhe një integrimin progresiv në tregun e brendshëm të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›