Kuçi-Busek: Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, arritje pozitive
PRISHTINË-Zv/kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Drejtësisë, të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan këtë marrëveshje si një arritje pozitive dhe shprehën besimin e tyre se bashkësia ndërkombëtare do të japë mbështetjen e nevojshme në implementimin e saj dhe të marrëveshjeve të tjera.
Po ashtu, Busek e ka vlerësuar rolin e përgjegjshëm dhe konstruktiv që vazhdon të luajë pala kosovare në gjithë këtë proces.
Si Kuçi, ashtu edhe Busek, ritheksuan nevojën për vazhdimin e hapave të mëtejshme të institucioneve të Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet ndërkombëtare, për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.
(d.b/BalkanWeb)