E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Shqipëria mund t’a marrë kryesimin e OSBE

TIRANE- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në punimet e Mbledhjes së 18-të Ministeriale të OSBE-sëë të zhvilluar në Vilnius të Lituanisë, që mban kryesinë e radhës së OSBE-së.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në fjalën e tij gjatë këtij Ministerialië Haxhinasto informoi vendet pjesëmarrëse se Shqipëria ka prioritete të rëndësishme në këtë Organizatëë ku synojmë të marrim Kryesinë e OSBE në një të ardhme të afërt dhe të rrisim angazhimin tonë në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit. "Shqipëria ka treguar se mund të marrë rolin udhëheqës për të punuar për paqen dhe sigurinë në një rajon historikisht të vështirë si Ballkani Perëndimor", tha Haxhinasto.

Duke u ndalur tek Kosovaë Haxhinasto shprehu mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpriti marrëveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar të kufijve dhe bëri thirrje për një zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura mes palëve. "Pavarësia e Kosovësë e deklaruar në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtareë ka kontribuar pa dyshim për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët"ë vijoi Haxhinasto.

Në fjalën e tij shefi i diplomacisë shqiptare u ndal në zhvillimet demokratike në vendet partnere të Afrikës së Veriut dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të ndarë me këto vende përvojën e saj dhe praktikat më të mira të përftuara gjatë tranzicionit.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.

Gjithashtu, gjatë punimeve te Mbledhjes së 18-të Ministeriale të OSBE-së, Haxhinasto u takua me ministrin francez për Evropë në z. Jean Leonetti, gjatë të cilit shprehu angazhimin e plotë të Shqipërisë për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe kërkoi mbështetjen e Francës në këtë drejtim. Ministri Francez për Europën, z. Leonettië vlerësoi politikën rajonale të Shqipërisëë në funksion të paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Një tjetër takim ministri Haxhinasto e zhvilloi me homologun e tij të Danimarkesë Villy Sovndal, e cila do marrë Presidencën e radhës të BE-së gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012. Në këtë kontekstë Haxhinasto informoi ministrin Sovndal për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe kërkoi mbështetjen e mëtejshme të Danimarkës në procesin tonë të integrimit evropian. Ai konsideroi se do të ishte me rëndësi që Presidenca daneze e BE-së të dërgojë një sinjal të fortë në mbështetje të perspektivës Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu Haxhinasto pati një takim të veçantë dhe me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nikolaj Mladenovë me të cilin diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe situatën ne veri të Kosovës.

Ministri Haxhinasto zhvilloi takime edhe me ministrin e Jashtëm gjermanë Westerwelle, ministrat e Jashtëm të Qiprosë të Zvicrësë Finlandësë etj .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›