Ndryshon Ligji per Noterine
Që nga Marsi i vitit të ardhshëm qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit dhe prej vitit 2013 nga i gjithe vendi do të harrojnë rradhët e pafund në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për të shitur apo blerë një pronë, të gjitha veprimet që kryheshin në 6 hapa për një periudhë 30 ditore në hipotekë, tashmë mund të kryhen në një kohë të shkurtër tek një zyrë noterie.
Një reformë tërësore është në proces për zyrat e pasurive të paluajtshme, ndërsa një hap i saj u hodh në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku u miratuan amendimet e ligjit per noterinë.
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi u bëri me dije deputetëve se në thelb të gjithë procesit do të jetë vënia në funksion e rregjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme. Palët e përfshira në transaksion i kryejnë pagesat në llogarinë bankare të noterit, por jo me kosto shtesë. Ligji e ngarkon noterin me përgjegjësinë e verifikimit të pronësisë në arkivën dixhitale.
Opozita u tregua skeptike nëse do të realizohen risitë që ligji parashikon, ndonëse nuk propozoi ndonjë mekanizëm shtesë që të hiqte dyshimet e saj.
Dhoma Kombëtare e Noterisë, me 378 anëtare, mbështeti draftin por kërkoi të kryente edhe rolin e agjentit tatimor duke marrë përsipër edhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar të objektit të shitur.
Ministri Halimi sqaroi se ky është një vendim ende në diskutim i cili pas konsultave do të merret nga Ministri i Financave. Ligji u miratua me votat pro të mazhorancës dhe abstenimin e opozitës. Socialisti Arben Isaraj ka votuar kundër.