Mblidhet Samiti i BE-se hartimi i nje plani per krizen europiane
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur për një samit emergjent në Bruksel për të biseduar mbi hollësitë e një plani për të përballuar krizën e borxhit të eurozonës.
Bisedimet jo bindëse të fundjavës u fokusuan në një marrëveshje për të detyruar bankat për të siguruar kapital për të kompensuar humbjet e ardhshme.
Bashkimi Europian i ka kërkuar Italise të japë detajet e planit për të ulur borxhin publik të vendit përpara fillimit të samitit.
Koalicioni qeverisës i drejtuar nga kryeministri Silvio Berluskoni është raportuar të ketë arritur një marrëveshje të minutës së fundit të kufizuar në reformat ekonomike - duke përfshirë edhe çështjen e diskutueshme për rritjen e moshës për daljen në pension.
Më herët, partneri i tij në koalicion, kreu i Ligës Veriore Umberto Bossi, vuri theksin se qeveria italiane mund të bie për shkak të mosmarrëveshjeve mbi reformat ekonomike.
Partnerët e BE-së i kanë kërkuar Romës zyrtare veprime konkrete për të ulur borxhin publik të Italisë përpara takimit në Bruksel.
Ekziston frika se kriza greke borxhit mund të përhapet në Itali dhe Spanjë.
Ndërkohë, Franca kishte shpresuar se Banka Qendrore Evropiane do të mbështesë vendin duke i siguruar një kredi çka mund të rrisë kapacitetin e fondit me 2 deri në 3 mld euro.
Por kjo ide u bllokua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në vend të kësaj, qeveritë pritet të bien dakord që fondi europian i shpëtimit mund të ndihmojë qeveritë me te trazuara të eurozonës si Italia dhe Spanja, duke siguruar garanci të pjesshme për investitorët dhe bankat.