Greqia ashperson masat ndaj emigranteve
Në Greqi, problemet ekonomike të vendit po shoqërohen me ashpërsimin e politikave kundër imigrantëve të paligjshëm.
Sipas ligjeve të reja, të njoftuara nga Ministri i Punës Jorgos Koutroumanis, autoritetet do të zbatojnë masa të reja ndëshkimore për imigrantët e paligjshëm për të kufizuar mundësitë e tyre të punësimit. Imigrantët do të marrin gjoba deri në 5 mijë euro dhe 6 muaj burgim, nëse kapen duke punuar pa dokumentacionin e duhur.
Statistikat e Ministrisë greke të Punës tregojnë se arka e shtetit pëson një humbje prej afro 8 miliardë eurosh nga pagesat e sigurimeve sociale, si rezultat i punësimit të imigrantëve të paligjshëm.
Sindikata më e madhe e Greqisë përllogarit se në vend ka të paktën 500 mijë imigrantë të paligjshëm në marrëdhënie pune. Në përpjekje për të rritur grumbullimin e të ardhurave për shtetin, autoritetet kanë marrë këtë vit masa edhe kundër pagesave me para në dorë.
Edhe për shërbime të tjera , autoritetet kërkojnë që pagesa të bëhet përmes çekut për të shmangur evazionin fiskal dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore.