E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle pro zgjerimit: Pjesë e zgjidhjes së krizës

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle

Nëpërmjet një video- mesazhi të lëshuar me rastin e Ditës së Evropës, komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle tha se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse , sipas tij, është pjesë e zgjidhjes së krizës së tanishme në Evropë.

Ne jemi të vendosur për të ruajtur përparimin në procesin e zgjerimit, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet Evropa, ka cituar Fylen agjencia kroate e lajmeve HINA.

Ai ka thënë se sfidat kanë të bëjnë më shumë me globalizimin sesa me  zgjerimin.

Zgjerimi nuk është shkaku, ai është pjesë e zgjidhjes, ka thënë Fyle.

Komisoneri është shprehur se Kroacia së shpejti do ti bashkohet BE-së, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe negociatat me Malin e Zi duhet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Vendet e tjera gjithashtu po shkojnë nga zgjerimi drejt Bashkimit Evropian, ka shtuar  Fyle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›