Berisha: Për presidentin do të flas pas Samitit të Çikagos
Share
Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se për presidentin do të flasë pas 22 majit, kur të mbarojë edhe Samiti i Çikagos. Berisha ndërkohë u sugjeroi gazetarëve të ndjekin garën se është bërë interesante. Unë e kuptoj që mendjen e keni tek ethet presidenciale, kësaj radhe janë bërë shumë të forta, kanë përfshirë edhe gazetarët. Kanë zbritë edhe në nivele analistësh dhe gazetarësh, unë i përshëndes dhe them se nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale. Me presidentin do merrem pasi do kthehem nga samiti i Çikagos, tha Berisha.
Samiti i NATO-s këtë vit do organizohet në Çikago më datat 21-22 maj. Më datë 24 pritet të nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.