E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo vetëm që nuk është zhdukur nga skena, por na kujton skenarin grek

Share

Unë e respektoj Z. Meta për dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e një profili të ulët publik (tërheqje nga aktiviteti publik) përgjatë gjithë çështjes. Unë mendoj se gjëja e duhur për tu bërë dhe që do e mirëkuptoja fare mirë është nëse ai do të vendoste të rrinte larg prozhektorëve e vëmendjes edhe pak më gjatë.

Kështu do të shprehej në një intervistë para pak kohësh, ambasadori holandez në Tiranë, Henk van den Dool. Ishte një mënyrë diplomatike për ti thënë Ilir Metës mos u dil përpara syve shqiptarëve.

Por ka gabuar adresë. Jo vetëm që po del çdo ditë, duke u shfaqur madje si njeriu më kyç në politikën shqiptare, por edhe po na kujton skenarin grek. Dje tha se duhen nxjerrë mësime nga zgjedhjet greke, ku partitë tradicionale u goditën rëndë nga votuesit. Se ku donte të dilte Meta me këtë, nuk kuptohej. Por dihet se të ishte për votime normale në një vend normal, ai nuk do qasej më në parlament si parti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›