Fyle rrëzon Berishën: Shqipëria nuk plotësoi asnjë prej 12 kritereve
(E PERDITESUAR)- Kryeministri Berisha dhe gjithë ata që e pasojnë në mazhorancë, nxituan dje, pas daljes së progres-raportit të KE-së, të thoshin se Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat për në BE, për shkak të bllokimit të opozitës.
Berisha deklaroi se qeveria plotësoi disa prej 12 rekomandimeve të vëna nga BE, me përjashtim të atyre që kërkonin votat e opozitës.
Por, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, gjatë një interviste për Top Channel e thotë qartë: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej 12 kritereve të vendosura nga ana e BE-së.
Bisedoi: Arta Tozaj, Top Channel
Shqiperia deshtoi per te dyten here qe te fitonte statusin kandidat. Cili do te ishte komenti juaj ndaj nje vendi qe e konsideron si prioritet paresor integrimin europian, por i cili nuk permbush kushtet e nevojshme?
Deshtoi per te dyja, si per statusin kandidat dhe per nisjen e bisedimeve te anëtaresimit. Une mendoj se perfundimi me i rendesishem eshte qe ne nje pjese te madhe ky vit u humb me vazhdimin e ngercit politik. U perpoqem te jemi sa me objektive qe ishte e mundur ne vleresimin e progresit per permbushjen e 12 kushteve prioritare qe ne identifikuam vitin e kaluar, por dhe ne kete raport progresi une shpresoj se mund te shihni nje tablo objektive, nje lloj “skaneri” mbi shendetin e Shqiperise, per shendetin e saj europian.
Dhe fatkeqesisht mund te themi se asnje prej atyre ceshtjeve nuk u dorezua e plotesuar. Tashme, ndoshta nuk eshte me e rendesishme qe te shohim pas, dhe te perpiqemi te shohim cfare ndodhi dhe perse. Mendoj, se ka ardhur koha qe te shohim drejt se ardhmes. Une shpresoj qe raporti i progresit, pjesa qe lidhet me Shqiperine, mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet atje, por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal, i cili sic duket, nuk lejon qeverine qe nga ana e saj te krijoje kushtet per nje proces gjitheperfshires europian dhe opoziten qe te luaje rol konstruktiv ne ate proces.
Mendoj se te dy paleve u nevojitet shume pune per te rifituar ate besim. Ne kemi identifikuar ne raportin e progresit dy ceshtje per te cilat do te ndihmonin per te fituar kete besim: ne njeren ane eshte reforma zgjedhore, e per kete ne po ndihmohemi nga OSBE dhe Komisioni i Venecias, dhe ne anen tjeter eshte permbushja e 12 prioriteteve kyce, ku nevojitet bashkepunimi mes qeverise dhe opozites, nje parakusht ky ne vetvete me qellim qe Shqiperia te permbushe sipas planit te saj te aksionit listen e 12 prioriteteve kyce.
Në fakt, koalicioni qeverisës thotë se nuk e morëm statusin kandidat për shkak të bojkotit të opozitës dhe mosvotimit nga ana e saj të ligjeve që kërkojnë shumicë te cilësuar, pa përmendur këtu Kryetaren e Kuvendit, e cila e quajti opozitën celulë anti-europiane. A e konsideroni të drejtë sjelljen e maxhorancës? A është vetëm opozita ajo që duhet fajësuar ?
Ju e dini se ne jemi përpjekur gjithmonë që të mos luajmë me këtë lojë fajësimesh, sepse në kohë të ndryshme, unë vërej që peshorja nuk anon vetëm nga njëri krah. Por, them se duhen dy veta për të kërcyer tango dhe se ju keni nevojë që qeveria të bisedojë së bashku me opozitën e ta hedhin bashkë këtë lloj “valleje europiane”.
Ajo çfarë është e trishtë është fakti se të gjithë ne jemi të gatshëm për të ndihmuar, Komisioni Europian, Parlamenti Europian, ku sot bisedova me Komitetin e Jashtëm dhe e degjova përsëri atë vendosmëri të Parlamentit Europian për te ndihmuar.
Jo shumë kohë më parë, dy Ministra të Jashtëm europianë vizituan Tiranën. Dy Ministra që përfaqësonin dy familjet më të mëdha politike në Parlamentin Europian. Pra, siç e shihni ne punojmë bashkë, ne po mundohemi të integrojmë këtë lloj ndihme tonën dhe e gjitha kjo është e vendosur në tavolinë. Pra i takon politikanëve në Shqipëri që ta përdorin këtë pasi të kenë vendosur se duan t’a kapercejnë ngërcin aktual politik.
Pse ministrat shkuan pikerisht ne shtator e jo ne qershor kur u ngrit dhe çeshtja e Shqiperise ne Keshillin e BE-se? A kishte ndonje informacion te posaçem apo u vendos keshtu per shkak te axhendes se tyre?
Mendoj se ishte nje kohe shume e pershtatshme, pasi perkoi me kohen e finalizimin te raportit tone te progresit dhe une shpresoj shume qe momentumi i krijuar prej tyre nuk do te shkoje dem, sepse sot ne publikuam raportin, por nga neser fillojme numerimin e diteve per raportin e ardhshem te progresit. Dhe e di qe ka disa sinjale pozitive nga Tirana, siç eshte kthimi i opozites ne parlament, apo plani i tyre 10 pikesh.
Çfare mendoni mbi ate pakt?
Degjoni, une mendoj se çfaredolloj plani qe do t’u mundesonte partive qe te percaktonin nje terren te perbashket per te ecur perpara, eshte nje plan i mire.
A do te kisha deshiruar qe nje propozim i tille te vinte nje vit me pare? Po. Por a do te thote kjo se tashme eshte teper vone? Jo, nuk do te thote fare keshtu. Mendoj se tani behet fjale per ta vjelur kete mundesi dhe per ta perdorur ne interes te qytetareve shqiptare, sepse ne fund te fundit, jane ata qe kthehen ne pengje te ketij ngerci politik.
A eshte e mundur qe Shqiperia te marre statusin kandidat, nese permbush natyrisht disa kushte, perpara paketes se ardhshme te zgjerimit ne vjeshte?
Shqiperia duhet te jape rezultate ne 12 prioritetet kyce. Po, eshte korrekte qe ne kushtet aktuale ne do te raportojme mbi kete ceshtje ne kuader te raportit te ardhshem te progresit. Por, a do te thote kjo se nese do te kishte nje zgjidhje politike, nese do te kete me te vertete nje mjedis gjithperfshires, e qe Shqiperia do te niste te jepte apo te jape rezultate, pertej cdo dyshimi, mbi 12 prioritetet kyce, se ne nuk do te mendonim per nje kalendar alternativ ? Une do te isha i fundit qe do te thoja JO, nese nje gje e tille do te ndihmonte Shqiperine, nese kjo do te ndihmonte qe te vilej shansi qe do te krijohej nga politikanet shqipetare. Por, ju po me beni mua pyetjen per hapin e dyte, nderkohe qe hapi i pare eshte qe politikanet shqiptare ta krijojne ate mundesi.
Gjate Keshillit te fundit te Stabilizim Asocimit, ju dhe baronesha Ashton nxitet Shqiperine per nje reforme zgjedhore e kushtetuese. Pervec ndryshimeve te tjera te rendesishme qe duhen bere, e ketu mund te permendim dhe rregulloren e parlamentit, a mendoni se zgjedhja e Presidentit duhet te jete pjese e kesaj reforme gjithashtu?
Degjoni, Shqiperia eshte nje shtet sovran dhe nuk i takon Komisionit qe te percaktoje rregullat per te zgjedhur Presidentin, Parlamentin e keshtu me radhe. Ajo çfare ne kerkojme te shohim eshte qe legjislacioni te perputhet me parimet dhe vlerat europiane, qe te bazohet ne rekomandimet e OSBE-se, e ne kete rast dhe tek rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat do te mberrijne per t